Ndërlidhjet

BE-ja ia tërheq vërejtjen Egjiptit


Ilustrim
Ilustrim
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje të hënën Egjiptit që të rivlerësojë dënimet e shqiptuara për tri top figurat e kryengritjës së vitit 2011, pasi dënimi i tyre është bërë në bazë të ligjeve që cenojnë lirinë e shprehjes.

Tre liderët - Ahmed Maher, Ahmed Douma dhe Mohamed Adel – shihen si simbol të revoltës e cila çoi në përmbysjen e presidentit Hosni Mubarak dy vjet më parë.

Ata i dënuan ditë më parë nga një gjykatë në Kajro, e cila i gjobiti edhe me para.

Sebastien Brabant, një zëdhënës i shefes së diplomacisë evropiane, tha të hënën se dënimet “duket se janë të bazuar në ligjin e miratuar së fundi për protestat, i cili shihet përgjithësisht, si një legjislacion i cili kufizon lirinë e shprehjes dhe mbledhjen [protestat]”.
XS
SM
MD
LG