Ndërlidhjet

Ki-moon kërkon paqeruajtës shtesë për Sudanin Jugor


Sudani Jugor - Personeli i Kombeve të Bashkuara duke u evakuuar nga Juba, 23 dhjetor 2013
Sudani Jugor - Personeli i Kombeve të Bashkuara duke u evakuuar nga Juba, 23 dhjetor 2013
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon pritet t’i rekomandojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së ngritjen e numrit të paqeruajtësve në Sudanin Jugor, për të mbrojtur më mirë civilët nga dhuna që e ka sjell këtë shtet në prag të një lufte civile.

“Do t’i dërgoj një letër Këshillit të Sigurimit për të shtuar kapacitetet mbrojtëse të UNMISS (Misioni i OKB-së në Sudanin Jugor) me forca shtesë, polici dhe asete të tjera logjistike”, i tha gazetarëve Ban.

Sipas tij, OKB-ja tashmë veç ka pasur kontakte me disa vende anëtare për t’iu kërkuar që të kontribuojnë me trupa dhe pajisje në Sudanin Jugor.

Ish-zëvendëspresidenti i Sudanit Jugor Riek Machar, që është prijës i kryengritjes kundër qeverisë, i ka thënë agjencisë Reuters të hënën se ai është i gatshëm për dialog për të ndal konfliktin.

Por, sipas tij, presidenti Salva Kiir duhet fillimisht të lirojë të gjithë aleatët politik të kampit kryengritës.

Machar ka thënë të ketë biseduar të hënën me ministrin e jashtëm të Etiopisë, që drejton një ekip të ndërmjetësve afrikan, në përpjekje për të ndal luftimet, që lanë të vdekur qindra civilë, ndërsa shpërnguli mijëra nga frika për jetë.

Kombet e Bashkuara kanë rreth 6,800 forca paqeruajtëse dhe afro 700 policë në Sudanin Jugor.
XS
SM
MD
LG