Ndërlidhjet

Egjipti shpall Vëllazërinë Myslimane organizatë terroriste


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Egjiptit e ka shpallur Vëllazërinë Myslimane si organizatë “Terroriste”, njoftojnë mediet lokale.

Zëdhënësi i qeverisë në Kajro bëri këtë lajmërim të martën, pak orë pasi një makinë bombë shpërtheu jashtë një stacioni të policisë në Mansoura, që gjendet në veri të kryeqytetit.

Të paktën 14 persona vdiqën dhe 100 të tjerë u plagosën nga shpërthimi, i cili shembi ndërtesen.

Qeveria për këtë sulm ka fajësuar Vëllazërinë Myslimane, i cili vjen një ditë pasi një grup i quajtur Ansar Beit al-Maqdis tha se i konsideron forcat egjiptase të sigurisë si “të pafe”, për shkak se i binden qeverisë sekulare, që përkrahet nga ushtria.

Ky grupacion fajësohet për një varg sulmesh që për cak kanë forcat e rendit, prej se ushtria ka përmbysur presidenti Mohammed Morsi në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG