Ndërlidhjet

Snowden thotë se ka përmbushur misionin


Ilustrim
Ilustrim
Ish-kontraktori i Agjencisë Amerikane për Siguri Kombëtare (NSA), Edward Snowden thotë se “misioni i tij tashmë është përmbushur” për arsye se ka shtyrë Shtetet e Bashkuara që të rivlerësojnë programin e tyre të spiunimit.

Në një intervistë ekskluzive për “Washington Post”, Snowden thotë se ai ka shpërndarë sekretet e NSA në mënyrë që shtetasit amerikan të kenë ndikim “se si qeverisen”.

Snowden foli për këtë gazetë nga Moska, ku atij i është dhënë azil i përkohshëm nga autoritetet e atjeshme.

Ai tha se tani po jeton si “asketik”, dhe se po mbijeton duke ngrënë makarona dhe patate, kurse shumicën e kohës e kalon në internet.

“Nuk ka asnjë lloj lidhjeje me qeverinë ruse”, tha Snowden.

“Nuk kam hyrë në kurrfarë marrëveshjesh me ta”, shtoi i arratisuri nga drejtësia amerikane, i cili shkaktoi ftohjen e raporteve ndërmjet Washingtonit e Moskës, për shkak se autoritetet ruse i dhanë azil politik, e nuk e ekstraduan për në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG