Ndërlidhjet

Rusia, Bjellorusia e Kazakstani lëvizin para Unionin Ekonomik


Ilustrim
Ilustrim
Presidentët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakstant pritet të miratojnë pjesë të propozim-traktatit i cili ka për qëllim themelimin e Unionit Ekonomik Euroaziatik deri më 1 janar 2015.

Krerët e këtyre shteteve do të takohen sot në Moskë në margjinat e Këshillit Suprem Ekonomik Euroaziatik, i cili është trupi qeverisës i Unionit Doganor dhe hapësirës së përbashkët ekonomike që bashkon këto tri shtete.

Një zyrtar i lartë në Kremlin u tha medieve se presidenti rus Vlladimir Putin, Presidenti bjellorus Alyaksandr Lukashenka, dhe presidenti kazak Nursulan Nazarbaev do të parafojnë pjesë të propozim-traktatit i cili themelon objektiva dhe mekanizmat e Unionit Ekonomik Euroaziatik.

Sipas këtij zyrtari, të tre presidentët kanë për synim që Traktati të nënshkruhet në muajin maj të vitit 2014.

Pas këtij takimi trilateral, atyre do t’iu bashkëngjiten edhe presidentët nga Armenia, Kirgistani dhe Ukraina për bisedimeve shtesë.
XS
SM
MD
LG