Ndërlidhjet

Rusia, e gatshme të ndihmojë Afganistanin


Afganistan
Afganistan
Kryetari i Dumës ruse – dhomës së ulët të parlamentit – ka biseduar me zyrtarë të lartë afganë për çështje të sigurisë.

Sergei Naryshkin ka takuar në Kabul presidentin afgan, Hamid Karzai, me të cilin ka diskutuar ndihmën ruse në luftën anti-drogë në Afganistan dhe zgjerimin e bashkëpunimit teknik midis ushtrisë ruse dhe afgane.

Naryshkin ka thënë se vëmendje e veçantë u është kushtuar helikopterëve rusë Mi-17, që tashmë janë dërguar në Afganistan, dhe mundësisë për dërgimin e të tjerëve.

Kryetari i Dumës ka thënë se Rusia është e gatshme të dërgojë edhe 500 specialistë anti-drogë për të trajnuar forcat afgane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG