Ndërlidhjet

Ambasadori amerikan në Rusi shpalos prioritetet


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Moskë, Michael McFaul.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Moskë, Michael McFaul.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Moskë, Michael McFaul, ka thënë se prioritete të larta për bashkëpunimin SHBA-Rusi në vitin 2014 janë Irani, Siria dhe Afganistani.

Në një intervistë për të përditshmen “Kommersant”, McFaul ka thënë se Irani zë vendin e parë dhe se bashkëpunimi Uashington-Moskë do të luajë rol të rëndësishëm nëse arrihet marrëveshje për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Ai ka thënë se presidenti i SHBA-së, Barack Obama, mund të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, në muajin mars në Hagë, nëse Putin ndjek Samitin e Sigurisë Bërthamore.

Përndryshe, McFaul ka thënë se pret që dy presidentët të takohen në qershor, në margjina të samitit të G8-ës në Soçi.

McFaul po ashtu ka thënë se mbrojtja raketore është një zonë potencialisht e frytshme për bashkëpunimin dypalësh.
XS
SM
MD
LG