Ndërlidhjet

Shpërthime raketash në Kabul


Afganistan
Afganistan
Në Kabul kanë shpërthyer sot dy raketa. Raporte për të lënduar nuk ka.

Një zyrtar afgan i ka thënë agjencisë AFP se njëra nga raketat ka zbarkuar më pak se dy kilometra larg Pallatit Presidencial.

Përgjegjësinë për shpërthimet nuk e ka marrë asnjë grup.

Kabuli ka qenë relativisht i qetë në muajt e fundit.

Shumica e forcave luftarake ndërkombëtare pritet të lënë Afganistanin në fund të vitit 2014 dhe siguria do t’iu dorëzohet forcave afgane.
XS
SM
MD
LG