Ndërlidhjet

Japin dorëheqje dy ministra turq


Stamboll - foto ilustruese
Stamboll - foto ilustruese
Ministri i Brendshëm i Turqisë dhe ai i Ekonomisë kanë dhënë dorëheqje.

Ky hap i tyre vjen pas një hetimi për korrupsion në nivel të lartë, i cili ka vënë përballë qeverinë dhe gjyqësorin dhe ka tronditur besimin e investitorëve të huaj.

Muammer Guler dhe Zafer Caglayan kanë dhënë dorëheqje pas arretsimit të 24 personave më 17 dhjetor, nën akuzat për ryshfet në një rast që përfshin bankën e udhëhequr nga shteti, Halkbank.

Djemtë e dy ministrave janë në mesin e të arrestuarve.

Kryeministri Reccep Tayyip Erdogan është kundërpërgjigjur duke pushuar nga puna zyrtarë të lartë policorë.

Ai ka thënë se skandali është komplot i orkestruar nga të huajt.
XS
SM
MD
LG