Ndërlidhjet

Arrin në 26 numri i krishterëve të vrarë në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Është rritur në 26 numri i viktimave nga sulmi në afërsi të një kishe në Bagdad të mërkurën, njoftojnë autoritetet irakiane.

Sipas zyrtarëve përgjegjës për sigurinë në Irak, shpërthimi i makinës-bombë në zonën Dura në jug të kryeqytetit, ka lënë të plagosur edhe 28 krishterë të tjerë, që kishin shkuar në kishë për të festuar Krishtlindjet.

Më herët gjatë ditës, një bombë ishte detonuar në një supermarket në qarkut e banuar me të krishteë në Athorian, duke vrarë 11 civil.

Popullsia e krishterë e Irakut ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të dhunës sektare, të cilat kanë pasuar ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuar në Irak, në vitin 2003.

Numri i të krishterëve që jetonin në Irak para 2003-shit sillej deri në 1.5 milion, por tani ata janë më pak se 500,000.
XS
SM
MD
LG