Ndërlidhjet

8500 të burgosurve në Indonezi u ulen dënimet për Krishtlindje


Ilustrim
Ilustrim
Afro 8,500 të krishterë të burgosur në Indonezi kanë përfituar me ulje të dënimit nga 15 ditë e deri në 2 muaj, në shenjë të festës së Krishtlindjeve, lajmërojnë të mërkurën mediet lokale.

“Falja e dënimi është bërë për të burgosurit e krishterë të cilët kanë treguar sjellje të mirë”, thotë Akbar Hadi, një zëdhënës i ministrisë së drejtësisë.

Mbi 160 të burgosurë kanë përfituar me lirim të menjëhershëm nga qelitë, falë kësaj nisme, shtoi ai.

Indonezia tradicionalisht ofron ulje të dënimit të të burgosurve në prag të festave fetare dhe Ditës së Pavarësisë.
XS
SM
MD
LG