Ndërlidhjet

OKB: S’verifikojmë raportin për varrezë masive në Sudan Jugor


Ilustrim
Ilustrim
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Sudanin Jugor (UNMISS) ka hedh poshtë të mërkurën pohimet për ekzistimin e një varreze masive në Bentiu, që është kryeqyteti i shtetit Unity.

“Raportet e fundit sugjerojnë se kjo paraqet një inflacion i një luftimi që rezultoi me vdekjen e 15 personave, por detajet presin të na konfirmohen. Prandaj, UNMISS tash për tash, nuk është në gjendje që të verifikojë ekzistencën e një varreze të tillë masive në shtetin Unity”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ky misioni i OKB-së.

Mirëpo, të martën ishte Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Navi Pillay ajo e cila bëri të ditur se personeli i zyrës së saj kanë zbuluar një varreze masive në Bentiu, dhe se kanë pranuar raporte që të paktën dy varreza të tilla masive gjenden në Juba, që është kryeqyteti i Sudanit Jugor.

UNMISS njoftoi se është duke hetuar të gjitha raportet për mizoritë eventuale gjatë luftimeve.

Deri më tani raportohen për të paktën 500 të vdekur nga luftimet që nisën dhjetë ditë më parë.

Në të paktën tri shtete nga dhjetë sa janë në Sudanin Jugor, kanë shpërthyer luftimet e dhunshme.
XS
SM
MD
LG