Ndërlidhjet

Brazil-Përmbytjet marrin 17 jetë, dëmtohen 20,000 km rrugë


Ilustrim
Ilustrim
Numri i përgjithshëm i vdekjeve që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm në Brazil, në krahinën jug-lindore Espirito Santo është rritur nga 14 në 17, njoftuan zyrtarë të mërkurën.

Një zëdhënësi i forcave emergjente i tha medieve se trupat e tri viktimave – dy burrave dhe një gruaje – janë gjetur të mërkurën në mëngjes.

Ai shtoi se numri i njerëzve që kanë mbetur pa strehë, për shkak të përmbythjeve ka arritur në 50,000.

Presidentja braziliane Dilma Rouseff ka vizituar të martën rajonet e prekura nga përmbytjet, dhe është zotuar se do të ndihmoj në rindërtimin e shtëpive dhe infrastrukturës rrugore.

Afro 20,000 kilometra rrugë raportohet se janë shkatërruar tërësisht, ose dëmtuar nga përmbytjet.

Autoritetet thonë se 47 qytete në Espirito Santo, i cili kufizohet me shtetin e Rio de Janeiros, janë prekur nga përmbytjet, ku shumica prej tyre kanë mbetur pa energji elektrike, ujë të pijshëm dhe në pamundësi për të komunikuar me qendrat e tjera.
XS
SM
MD
LG