Ndërlidhjet

Ligjvënësit iranian kërkojnë pasurimin e uraniumit për 60%


Ilustrim
Ilustrim
Disa deputetë iranian po kërkojnë rritjen e pasurimit të uraniumit për 60%, në kuadër të programit bërthamor të shtetit, në atë nivel sa që të mund të prodhohet edhe materiali i nevojshëm për një bombë nukleare, lajmërojnë mediet shtetërore.

Projekt-ligji që kanë propozuar ligjvënësit radikal, mund ta sjell Iranit në një konflikt të drejtpërdrejtë me fuqitë botërore, të cilat arritën një marrëveshje të përkohshme me Iranin në Gjenevë muajin e shkuar, ku i kërkuan Teheranit që të pezullojë pasurimin e uraniumit të klasës më të lartë.

Mirëpo, lideri suprem i iralit Ayatollah Ali Khamenei, tash për tash, përkrah këtë pakt.

Mirëpo, ligjvënësit e vijës më radikale, kundërshtojnë marrëveshjen e Gjenevës.

Projekt-ligji i cili u paraqit të mërkurën, nëse aprovohet, e obligon qeverinë që të “pasuroj uraniumin për 60% në nivel që të sigurohet karburant bërthamor për të vënë nëndetëset në funksion, nëse sanksionet ashpërsohen dhe të drejtat bërthamore të Iranit injorohen [nga fuqitë botërore”, tha deputeti radikal Mehdi Mousavijenad.

Ende nuk është e qartë se kur pritet që parlamenti të diskutojë për këtë projekt-ligj, mirëpo agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raporton se ligji është përpiluar nga 100 deputetë, dhe se është cilësuar si ligj për miratim “urgjent”.

Sipas interpretimit të këtij mediumi, i bjen se ky ligj mund të diskutohet në parlamentin e Iranit brenda një jave.
XS
SM
MD
LG