Ndërlidhjet

Koreja Jugore ankohet për vizitën e Shinzo Abes


Ilustrim
Ilustrim
Koreja e Jugut ka shprehur zemërimin ndaj kryeministrit japonez Shinzo Abe, që vizitoi një memorial kundërthënës të luftës, duke e quajtur lëvizjen e tij si “sjellje anakronike”.

“Ne nuk mund të mos e kritikojmë dhe të shprehim zemërimin tonë për vizitën e kryeministrit në mauzoleumin Yasukuni...pavarësisht shqetësimeve e vërejtjeve nga vendet fqinje”, u tha mediave ministri koreano-jugor i kulturës.

“Vizita, është një sjellje anakronike, e cila fundamentalisht dëmton jo vetëm raportet ndërmjet Jugut dhe Japonisë, por edhe stabilitetin dhe bashkëpunimin në Azinë Veri-Lindore”, shtoi ministri Yoo Jin-Ryong.

Komentet e tij erdhën pak orë pasi Abe e bëri vizitën e tij të parë ndonjëherë në mauzoleumin Yasukuni, vendi që simbolizon humbjen e 2.5 milionë shpirtërave që vdiqën gjatë luftës së Japonisë, përfshirë edhe disa kriminelë të luftës.

Koreja e Jugut dhe Kina e shohin këtë monument si simbol të mospendimit të Tokios për horroret që ka kryer në shekullin e fundit.

Dy shtetet ankohen edhe se Japonia po e fsheh të kaluarën e saj të errët.
XS
SM
MD
LG