Ndërlidhjet

Egjipt - Sulmohet autobusi, lëndohen pesë civilë


Ilustrim
Ilustrim
Pesë veta janë lënduar pas shpërthimit të një autobusi në kryeqytetin egjiptian të enjten, njoftojnë autoritetet.

Sipas forcave të policisë, incidenti është regjistruar në mëngjes në qarkun lindor të Kajros në Nasr City.

Policia ende nuk i di arsyet e këtij shpërthimi, por supozon se një bombë mund të jetë hedh në autobus ose është detonuar nga largësia.

Egjipti po kalon nëpër një valë të dhunës, për të cilin autoritetet fajësojnë militantët islamik.

Që prej kur ushtria përmbysi presidentin Mohammad Morsi nga pushteti, situata e sigurisë në nivel të vendit është përshkallëzuar, veçanërisht pasi forcat e sigurisë kanë nisur një fushatë kundër Vëllazërisë Myslimane.

Të martën, një sulmues vetëvrasës ka hedh vetën në erë pranë një stacioni të policisë në Mansoura, duke vrarë 15 persona, dhe plagosur 130 të tjerë.

Të mërkurën, qeveria e shpalli lëvizjen e Vëllazërisë Myslimane si organizatë terroriste, dhe ia ndaloi çfarëdo aktiviteti, përfshirë edhe protestat në rrugë.
XS
SM
MD
LG