Ndërlidhjet

Protestat bllokojnë rrugët e furnizimit të NATO-s në Pakistan


Pakistan - Kamionët që bëjnë furnizimin e forcave të NATO-s në Afganistan (Ilustrim)
Pakistan - Kamionët që bëjnë furnizimin e forcave të NATO-s në Afganistan (Ilustrim)
Qindra pjesëtarë të partive politike pakistaneze Tehrik-e-Insaf (PTI) dhe Jumat-e-Islami (JI) kanë organizuar një protestë kundër sulmeve ajrore amerikane, duke bllokuar rrugën në Quetta në veri-perëndim të Pakistanit të enjten.

Demonstruesit i thanë Radios Evropa e Lirë se do të vazhdojnë të protestojnë dhe të bllokojnë rrugën, të paktën, deri të enjten në mbrëmje.

200-300 demonstruesit, në mesin e të cilëve edhe disa pjesëtarë të partive radikale, janë tubuar në rajonin Kharotabad të Quetta-s, ku kanë bllokuar rrugën që çon për në qytetin kufitar Chaman.

Anëtarët e PTI dhe JI po ashtu kanë bllokuar edhe rrugët për furnizim të NATO-s në krahinën veriore Khyber Pakhtunkhva që nga 23 nëntori.
XS
SM
MD
LG