Ndërlidhjet

Kina dërgon emisar në Sudanin Jugor


Pekin - Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës
Pekin - Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës
Kina do të dërgoj emisarin e saj të posaçëm për Afrikën në Sudanin Jugor për të ndihmuar që të shtyhen përpara bisedimet paqësore, tha sot ministri i punëve të jashtme të Kinës.

Emisari kinez pritet të niset së shpejti në Sudan, për të nisur komunikimet me të gjitha palët e përfshira në konfliktin në shtetin më të ri të botës, tha ministri Wang Yi gjatë një vizite që po zhvillon në Arabinë Saudite.

Shefi i diplomacisë kineze nuk ka dhënë emër se kush është ky emisar, por sipas medieve lokale, gjasat më të mëdha janë që atje të dërgohet Zhong Jianhua, një diplomat veteran i cili ka përvojë të madhe për konfliktin në Sudanin Jugor.

Ky lajmërim vjen vetëm dy ditë pasi Kina i bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt në Sudanin Jugor që të ndërpresin luftimet.

Qindra civilë kanë vdekur deri më tani, kurse më se 45,000 persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, dhe janë strehuar në komplekset ushtarake e civile të Kombeve të Bashkuara.

“Kina është shumë e brengosur me zhvillimin e situatës në Sudanin Jugor”, tha ministri Wang.

Kina ka interesa të mëdha energjetike në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG