Ndërlidhjet

Rusia thotë se Arafat vdiq prej shkaqeve natyrore


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i dikurshëm i Palestinës, Yasser Arafat ka vdekur nga pleqëria, e jo nga helmimi nga ndonjë element rrezatues, thuhet në gjetjet e agjencisë ruse të mjekësisë ligjore i cili institucion ka testuar mostrat e marra nga trupi i Arafatit.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, gjetjet e ekspertëve rus janë sinkron me vlerësimet e shkencëtarëve francez të cilët njoftuan në fillim të dhjetorit se Arafat, i cili vdiq më 2004, nuk ka vdekur nga helmimi me polonium radioaktiv, siç dyshohej.

"Yasser Arafat nuk vdiq nga efekti i rrezatimit, por nga shkaqet natyrore”, citon Interfax Vlladimir Uiba, drejtuesin e Agjencisë Federala të Mjekësisë-Biologjike (FMBA).

Arafat, i cili nënshkroi marrëveshjen e përkohshme të paqes me Izraelin më 1993, vdiq në moshën 75 vjeçe në një spital francez, katër javë pasi është sëmurë nga ushqimi që kishte ngrënë në kompleksin e tij në Ramallah, që ishte i rrethuar nga tankset izraelite.

Zyrtarisht, shkaku i vdekjes së tij ishte një sulm masiv, por mjekët francez deklaruan atëbotë se e kishin të pamundur të përcaktojnë origjinën e sëmurjes së tij.

Trupit të pajetë të ish-presidentit palestinez, nuk i ishte bërë autopsia atëbotë.

Gjatë muajit nëntor, një ekip i ekspertëve zviceran, njoftuan se testet e mostrave të marra nga trupi i Arafatit kishte zbuluar helmim me polonium, por nuk kishin prova absolute se ky ishte shkak i vdekjes së tij e jo pleqëria qysh aludohet.
XS
SM
MD
LG