Ndërlidhjet

Kinë: Ftohet ambasadori i Japonisë, protestë e ashpër


Njerëzit i lirojnë pëllumbat në tempullin kundërthënës Yasukuni
Njerëzit i lirojnë pëllumbat në tempullin kundërthënës Yasukuni
Kina e ka ftuar sot ambasadorin e Japonisë dhe i ka dorëzuar “protestë të fuqishme” për shkak të vizitës së kryeministrit japonez, Shinzo Abe, në një tempull kundërthënës.

Agjencia kineze zyrtare e lajmeve, Xinhua, raportoi se Ministria e jashtme e Kinës ka vlerësuar se vizita e ka madhëruar “historinë e agresionit ushtarak” të Japonisë.

Sipas agjencisë, ministri i jashtëm kinez, Wang Yi, “ka transmetuar protestë të fuqishme dhe serioze”.

Vizita e kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, në tempullin Yasukuni, që është e para e një kryeministri në zyrë në shtatë vitet e fundit, i ka rritur mëtutje tensionet ndërmjet dy vendeve. Raportet ishin tensionuar edhe lidhur me ishujt e kontestuar në Detin Lindor Kinez.

Besohet se Yasukuni është tempull ku ruhen afro 2.5 milionë njerëz të vrarë në Luftën e Japonisë, përfshirë edhe disa zyrtarë të nivelit të lartë, që ishin ekzekutuar për krime të luftës, pas Luftës së Dytë Botërore.

Qeveria e Koresë Jugore, poashtu, ka shprehur “keqardhje dhe zemërim” për këtë vizitë në tempullin kundërthënës Yasukuni.
XS
SM
MD
LG