Ndërlidhjet

Mustafa: Nuk do të ndalen hetimet për vdekjen e Arafatit


Palestinezët me fotografit e ish-liderit Yasser Arafat
Palestinezët me fotografit e ish-liderit Yasser Arafat
Ambasadori palestinez në Rusi, Faed Mustafa, ka thënë sot se zbulimet e fundit të shkencëtarëve rusë, nuk do t’i ndalin përpjekjet për hetimin e shkaqeve të vdekjes së ish-liderit palestinez, Yasser Arafat.

Këto komente u bënë pasi ekspertët mjekoligjorë rusë, duke i studiuar mbetjet e trupit të pajetë të Yasser Arafatit, konkluduan se vdekja e tij ishte natyrore, duke e përjashtuar helmimin me rrezatim.

Deri tash shkaqet e vdekjes së Arafatit janë analizuar nga ekspertët zviceranë, francezë dhe rusë.

Shkencëtarët rusë sot e publikuan konkludimin e tyre se Arafati “vdiq nga vdekja natyrore, e jo nga rrezatimi”.

Francezët, më herët, poashtu e kishin përjashtuar helmimin.

Por, ekipi i mjekoligjorëve zviceranë, muajin e kaluar, pat konkluduar se helmimi ishte shkak i mundshëm i vdekjes së Arafatit në vitin 2004, në moshën 75 vjeçare, por nuk ka dëshmi absolute për këtë.
XS
SM
MD
LG