Ndërlidhjet

Taxhikistan: Kameramani u lirua nga arresti


Pamje nga kryeqyteti Dushanbe në Taxhikistan
Pamje nga kryeqyteti Dushanbe në Taxhikistan
Kameramani Abdurahim Shukurov është liruar sot, pasi ishte arrestuar dje për shkak të protestës së mediave lokale në kryeqytetin Dushanbe të Taxhikistanit.

Kameramani Shukurov, që punon për faqen e pavarur në Internet, Ozodagon, dje ishte rrahur nga policët dhe arrestuar, derisa xhironte jashtë sallës së gjykatës, ku po i shqiptohej dënimi i gjatë me burg një figure udhëheqëse të opozitës.

Redaksia për Taxhikistanin e Radios Evropa e Lirë raporton se Shukurov, fillimisht, ishte arrestuar për shtatë ditë.

Poashtu, shkurtazi ishin arrestuar edhe disa mbështetës dhe familjarë të politikanit opozitar dhe biznesmenit, Zayd Saidov.

Ata më vonë janë liruar, pasi i kanë paguar dënimet me të holla.

Saidov është dënuar me 26 vjet burg lidhur me akuza për mashtrim financiar, poligami dhe marrëdhënie seksuale me të mitur.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG