Ndërlidhjet

Shpërthim i fuqishëm në gazetën “Vijesti”


Para selisë së "Vijesti"-t në Podgoricë
Para selisë së "Vijesti"-t në Podgoricë
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të enjten vonë në selinë e së përditshmes malazeze “Vijesti”, në Podgoricë.

Në kohën e shpërthimit, në ndërtesë kanë qenë rreth 15 të punësuar, si dhe kryeredaktori Mihajllo Jovoviq, por asnjëri nuk është lënduar.

Drejtori i Vijesti-t, Zhelko Ivanoviq, ka thënë se sulmi me bombë është vazhdim i presionit disavjeçar dhe pasqyron mjedisin e krijuar nga qeveria, në të cilin sulmet ndaj mediave të pavarura, kalojnë pa u ndëshkuar.

Ivanoviq ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin, duke thënë se ata janë krijues të gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG