Ndërlidhjet

Pesë të arrestuar në rastin Chornovil


Gazetarja e rrahur, Tetyana Chornovil.
Gazetarja e rrahur, Tetyana Chornovil.
Policia në Ukrainë ka paraburgosur pesë të dyshuar, në lidhje me rrahjen brutale të gazetares dhe aktivistes opozitare, Tetyana Chornovil.

Shefi i Drejtorisë së Hetimit, Mykola Chynchyn, ka thënë se të pestit dyshohen për sulm ndaj gazetares.

Chornovil, 34 vjeçe, është nxjerrë me forcë nga makina e saj më 25 dhjetor dhe është rrahur brutalisht nga persona të panjohur.

Ajo është duke u shëruar në një spital të Kievit.

Chornovil, së fundmi, ka publikuar një artikull për pasurinë e zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se rrahja e gazetares është shqetësuese.
XS
SM
MD
LG