Ndërlidhjet

Katër të vrarë nga dhuna në Egjipt


Kajro
Kajro
Në Egjipt, së paku katër persona janë vrarë në përleshjet midis policisë dhe mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane.

Dhuna e fundit ndodh pasi qeveria, e mbështetur nga ushtria, ka shpallur këtë javë Vëllazërinë Myslimane organizatë terroriste.

Përveç katër viktimave të raportuara, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se 87 njerëz të tjerë janë plagosur në përleshjet në Kajro dhe së paku katër qytete të tjera.

Ministria e Brendshme ka thënë se 265 njerëz, përfshirë gra, janë arrestuar.

Autoritetet kanë shpallur Vëllazërinë Myslimane organizatë terroriste, pas një sulmi vetëvrasës që ka ndodhur të martën dhe ka vrarë 16 persona.

Vëllazëria Myslimane ka mohuar përfshirjen në të.
XS
SM
MD
LG