Ndërlidhjet

Policia turke përleshet me protestuesit antiqeveritarë


Istanbull
Policia ka përdorur gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumbat plastikë për të shpërndarë protestuesit në Stamboll, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, për shkak të skandalit me korrupsion.

Policia po ashtu ka shpërndarë protestues antiqeveritarë në Ankara.

Protestat kanë ndodhur pasi gjykata ka bllokuar zbatimin e një dekreti të ri qeveritar, i cili kërkon nga policia të informojë zyrtarët e saj të lartë në lidhje me hetimet.

Erdogani, megjithatë, ka mbetur sfidues, duke u thënë mbështetësve se protestat kundër tij janë rezultat i një konspiracioni të huaj, që synon të destabilizojë Turqinë.

Polemikat kanë shpërthyer në mes të dhjetorit, kur bastisjet e policisë kanë çuar në arrestimin e 24 personave, përfshirë djemtë e tre ministrave.
XS
SM
MD
LG