Ndërlidhjet

Bota dënon sulmin në Bejrut


Bejrut, 27 dhjetor 2013.
Bejrut, 27 dhjetor 2013.
Bota ka dënuar shpërthimin e makinës bombë në Bejrut, i cili ka vrarë një politikan të shquar libanez.

Ish-ministri i Financave, Muhammad Chatah, është vrarë të premten, së bashku me shoferin e tij dhe katër persona të tjerë.

Chatah, i cili ka qenë edhe ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara, ka qenë i njohur për kritikat e tij ndaj regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe grupit militant shiit të Hezbollahut, aleat i regjimit sirian.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një deklaratë, që dënon “çdo përpjekje për të destabilizuar Libanin përmes vrasjeve politike”.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Chatah ka qenë “zë i arsyes dhe përgjegjësisë”, si dhe ka dënuar atë që e ka cilësuar si “sulm të neveritshëm terrorist”.
XS
SM
MD
LG