Ndërlidhjet

59 të vdekur në një burg në Brazil


Ilustrim
Ilustrim
Pesëdhjetenëntë të burgosur janë vrarë një një burg në veri të Brazilit këtë vit, transmeton BBC një raport gjyqësor.

Videoja e incizuar brenda burgut Pedinhas në San Luis tregon po ashtu torturimin e një të burgosuri në duart e të tjerëve si dhe raste të prerjes së kokave.

Gjyqtari i rrethit, i cili ka shkruar raportin, ka thënë se videoja ka “skenat më barbare” në mes të të burgosurve, që ka parë ndonjëherë.

Brazili zë vendin e katërt në botë për nga numri i të burgosurve, me rreth gjysëm milioni sish.

Raporti përmban edhe detaje për marrëdhënie seksuale midis të burgosurve, që bëhen në hapësira të hapura.
XS
SM
MD
LG