Ndërlidhjet

Rusi: Nga sulmi vetëvrasës në Volgograd – së paku 13 të vrarë


Stacioni hekurudhor në Volgograd të Rusisë
Stacioni hekurudhor në Volgograd të Rusisë
Nga një sulm me bombë në stacionin hekurudhor në qytetin Volgograd në Rusi, janë vrarë së paku 13 vetë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Komiteti Kombëtar Antiterror i Rusisë ka njoftuar sot se shpërthimi ishte bërë nga një sulmues vetëvrasës.

Ky sulm i ka shtuar shqetësimet nga terrorizmi para Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi, në shkurt të vitit të ardhshëm.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Më herët këtë vit, komandanti kryengritës çeçen, Doku Umarov, pat bërë thirrje për sulme kundër lojërave në Soçi.
XS
SM
MD
LG