Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba dhe të shtënat – 6 të vrarë


Pjestarët e sigurisë së Irakut e inspektojnë një shpërthim të mëparshëm në Irak
Pjestarët e sigurisë së Irakut e inspektojnë një shpërthim të mëparshëm në Irak
Zyrtarët irakianë thonë se sot së paku 6 vetë janë vrarë në dy incidente të ndara në kryeqytetin Bagdad të Irakut.

Në incidentin e parë, persona të armatosur kanë hapur zjarr në një pikë kontrolli në lagjen Abu Ghraib, duke vrarë katër pjesëtarë të milicisë dhe plagosur tre të tjerë.

Kjo pikë e kontrollit udhëhiqet nga një milici sunite, proqeveritare, e njohur si Këshilli i Zgjimit. Ky grup është kundër rrjetit al-Kaida.

Ky grup ishte formuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara, gjatë kulmit të kryengritjes në vitin 2006.

Nga al-Kaida dhe grupet e tjera militante në Irak, ata shihen si tradhtarë.

Në incidentin e dytë, dy civilë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur kur një bombë eksplodoi në lagjen Xhihad në Bagdad.

Aktualisht, dhuna në Irak e ka arritur nivelin më të lartë prej vitit 2008.

AFP raporton se gjatë vitit 2013 nga dhuna në Irak janë vrarë më se 6750 vetë.
XS
SM
MD
LG