Ndërlidhjet

Dhjetë të vrarë nga një tjetër sulm në Volgograd


Volgograd, 30 dhjetor 2013.
Volgograd, 30 dhjetor 2013.
Agjencitë ruse të lajmeve citojnë zyrtarët të kenë thënë se dhjetë persona kanë humbur jetën dhe së paku dhjetë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në një trolejbus, në qytetin Volgograd.

Shpërthimi i sotëm ndodh një ditë pasi 17 persona janë vrarë nga një sulm vetëvrasës në një stacion treni në të njëjtin qytet.

Zyrtarët thonë se hetuesit po hetojnë nëse shpërthimi i sotëm është po ashtu terrorist, si ai i së dielës.

Përgjegjësinë për sulmin e djeshëm nuk e ka marrë asnjë grup, por raportet ruse sugjerojnë militantët islamikë si të dyshuar.

Shpërthimet ndodhin rreth gjashtë javë para se në qytetin Soçi të Rusisë të nisin Lojërat Olimpike Dimërore.
XS
SM
MD
LG