Ndërlidhjet

Të pagjeturit - edhe një vit me lutje për informata


Ilustrim
Ilustrim
Mbi 30 lokacione janë gërmuar për gjetjen e të zhdukurve nga lufta e vitit 1999 në Kosovë, kurse ng ato janë zhvarrosur 35 viktima, kryesisht shqiptarë, njoftoi sot komisioni qeveritar për persona të pagjetur, në konferencën e fundvitit.

Gjatë prezantimit, kryesuesi i komisionit, Prenkë Gjetaj, tha se ky trup ka pasur në total rreth 50 aktivitete në terren, në kuadër të përmbushjes së detyrës me të cilën është mandatuar.

Ai rëndësi të veçantë i kushtoi rastit të fundit, të gërmimeve në Rashkë, për të cilin tha se institucionet kompetente të Kosovës nuk kanë dashur që “ky vit të mos jetë vit i humbur sa i përket Rastit të Rashkës”, thuhet në një komunikatë të dërguar nga qeveria pas takimit.

Gjatë këtyre gërmimeve, janë gjetur mbetjet e të paktën 4 personave, që dyshohet se janë vrarë, e më pas lënë në njërën prej gropave në një punishte që shfrytëzohej gjatë luftës nga një kompani gyrthyese.

Kryesuesi i Komisionit, ka falënderuyar të gjithë partnerët vendor e ndërkombëtar, e në veçanti familjet dhe familjarët e personave të zhdukur, për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë gjatë tërë vitit punës dhe angazhimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Përfaqësuesit e Shoqatave Familjare të Personave të Zhdukur, të pranishëm në takim, krahas mirënjohjes për punën e Komisionit, shprehën edhe njëherë shqetësimin dhe kërkesën për rritjen e angazhimit të përbashkët për t’u bërë më shumë në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.

Ndërsa, Kryetari i Delegacionit të Prishtinës, në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, Pajazit Nushi, paraqiti para të pranishmëve kërkesën që çështja e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, të ketë një sensibilizim më të madh ndërkombëtar, në veçanti në kuadër të bashkëpunimit mes Parlamentit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian.

Mbi 1,300 persona llogariten si të pagjetur nga lufta në Kosovë, shumica prej të cilëve janë shqiptarë.
XS
SM
MD
LG