Ndërlidhjet

Hiqet Stalini nga një qytet i Gjeorgjisë


Monument i Stalinit
Monument i Stalinit
Një monument i diktatorit sovjetik, Josef Stalin, është larguar nga qyteti i Gjeorgjisë, Telavi.

Policia ka qenë prezente gjatë heqjes së tij.

Autoritetet e Telavit thonë se monumenti është vendosur pranë Memorialit të Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore pa leje zyrtare.

Ai është vandalizuar disa herë prejse është ngritur më 1 shtator.

Monumenti është bërë me paratë e mbledhura nga organizata joqeveritare Stalinist dhe Bashkimi i Veteranëve të Gjeorgjisë.

Udhëheqësi i Stalinistit, Shota Lazariashvili, ka thënë se vendimi i autoriteteve për të hequr monumentin është “turp”.

Telavi ndodhet rreth 110 kilometra larg vendlindjes së Stalinit, Gori, në qendër të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG