Ndërlidhjet

Gafi i televizionit shtetëror në Qipro për Vitin e Ri


Qipro - Një burrë shikon televizionin ku po transmetohet fjalimi i presidentit Nikos Anastasiadis (Ilustrim)
Qipro - Një burrë shikon televizionin ku po transmetohet fjalimi i presidentit Nikos Anastasiadis (Ilustrim)
Festimet për Vitin e Ri në ishullin lindor mesdhetar Qipro, ka nisur paksa çuditshëm, pasi televizioni shtetëror aksidentalisht ka transmetuar fjalimin e gabuar të presidentit të shtetit.

Në sekondat e para pas mesnate, transmetuesi CyBC, ka transmetuar fjalimin e ish-presidentit Demitris Christofias i cili uronte për vitin 2013.

Teknikët thuhet se kanë vërejtur këtë gabim disa sekonda pasi ka nis transmetimi, dhe e kanë ndërprerë programin për pak kohë, për ta zëvendësuar më vonë fjalimin e duhur të Vitit të Ri, që ka dhënë presidenti aktual Nikos Anastasiades.

Një gabim i njëjtë ka ndodh edhe në Gjermani në vitin 1986, kur një televizion ka transmetuar porosinë e kancelarit Helmut Kohl duke i uruar gjermanët për një vit të mbarë 1986 – në vend të porosisë së tij për vitin 1987.
XS
SM
MD
LG