Ndërlidhjet

Musharraf prapë i shmanget gjyqit, pasi shkon në spital


Pakistan - Forcat e shumta të sigurisë në përcjellje të konvojës së ish-presidentit Pervez Musharraf, duke e dërguar në spital, 02 janar, 2014
Pakistan - Forcat e shumta të sigurisë në përcjellje të konvojës së ish-presidentit Pervez Musharraf, duke e dërguar në spital, 02 janar, 2014
Ish-presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf është dërguar sot në spital, ndërkohë që ishte nisur rrugës për në gjykatë ku duhej të përgjigjet për akuzat e tradhtisë.

Musharraf ishte ankuar gjatë rrugës së ka dhimbje në gjoks, andaj edhe është dërguar urgjentisht për në spital.

Kjo është hera e tretë që i njëjti mungon në seancat dëgjimore, andaj gjykata ka lëshuar një urdhër me të cilën i akuzuari duhet të sillet me dhunë në dhomën e gjykatës.

Ish-gjenerali 70 vjeçar akuzohet për tradhti, pasi kishte pezulluar kushtetutën e vendit, për të imponuar një qeverisje emergjente në nëntor të vitit 2007.

Musharraf ka hedh poshtë akuzat, duke thënë se gjykimi kundër tij është i motivuar politikisht.

Përveç këtij gjykimi, Musharraf ka edhe procese të tjera që ndërlidhem me sundimin e tij nëntëvjeçar 1999-2008.
XS
SM
MD
LG