Ndërlidhjet

Kerry takon sot Abbasin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, vazhdon sot misionin e paqes në Lindjen e Mesme.

Ai pritet të takojë presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, në Ramallah.

Para vizitës së Kerryt, Abbas ka thënë se planet e Izraelit për të ndërtuar shtëpi të reja për hebrenjtë në territorin e pushtuar të Bregut Perëndimor, tregojnë se Tel Avivi nuk është i angazhuar për paqe.

Në anën tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vënë po ashtu në pikëpyetje angazhimin e Abbasit.

Kerry është zotuar se do të ndihmojë të dyja palët për të kapërcyer dallimet.
XS
SM
MD
LG