Ndërlidhjet

Protesta në Kamboxhia, 3 të vrarë


Kamboxhia, 3 janar 2014.
Kamboxhia, 3 janar 2014.
Në Kamboxhia, së paku tre persona kanë humbur jetën, pasi policia ka bërë përpjekje të shpërndajë një protestë të punëtorëve të një fabrike të veshjeve.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se tre ose katër protestues janë vrarë pasi forcat e sigurisë, të armatosura me pushkë dhe pistoleta, kanë shtënë në drejtim të tyre, jashtë kryeqytetit Phnom Penh.

Mijëra punëtorë kërkonin paga më të larta.

Policia ushtarake e vendit ka konfirmuar tre të vdekur dhe ka mbrojtur aksionet e forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG