Ndërlidhjet

Turqia liron dy ligjvënës kurdë


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë turke ka urdhëruar lirimin e dy ligjvënësve kurdë, të cilët janë burgosur nën akuzat se kanë pasur lidhje me militantët.

Gjykata në qytetin juglindor të Diarbakirit i ka liruar ata pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se burgosja e tyre ka shkelur të drejtat e tyre si zyrtarë të zgjedhur.

Gjykata Kushtetuese po ashtu ka vendosur që të dy ligjvënësve t’iu paguhet kompensim prej 1,400 dollarësh.

Ibrahim Ayhan dhe Gulser Yildirim, nga Partia për Paqe dhe Demokraci, janë arrestuar në vitin 2010, nën akuzat se kanë pasur lidhje të dyshuara me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Kjo e fundit ka nisur kryengritjen tre dekada më parë, duke kërkuar vetëqeverisje në juglindje të Turqisë.

Luftimet dhe sulmet kanë lënë mbi 45,000 njerëz të vrarë.
XS
SM
MD
LG