Ndërlidhjet

Kerry: Pakti Izrael-Palestinë do të jetë i drejtë


Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry (Ilustrim)
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry (Ilustrim)
Shefi i diplomacisë amerikane John Kerry ka hedh poshtë sot akuzat e izraelitëve dhe palestinezëve se Shtetet e Bashkuara janë të anshme në procesin paqësor në Lindjen e Mesme.

Sekretari amerikan i shtetit po viziton sot Jordanin dhe më vonë do të shkoj edhe në Arabinë Saudite për të marr mbështetje për planin e tij të paqes.

Ai ka premtuar se çfarëdo plani të jetë i pëlqyeshëm për palët, ai pakt do të jetë “i drejtë dhe i balansuar”, dhe i plotësuar me përpjekjet e tij për të arritur një kompromis ndërmjet kërkesave të palëve në konflikt, për të zgjidhur këtë mozaik.

“Në fund të fundit, të gjitha këto aspekte, përputhen si një mozaik, dhe nuk mund të ndahet një pjesë nga tjetra”, ka thënë Kerry.

Sipas tij, pjesët e marrëveshjes paqësore janë të ndërlidhura, dhe varen nga kompromiset që pala tjetër mund të jetë e gatshme që t’i bëjë.

“Gjithmonë ka tensione kur vendosni letrën tuaj më të mirë në tavolinë, për mënyrën se si dëshironi që ta arrini atë, kur dhe në ç’mënyrë”, tha ai.

Sekretari amerikan i shtetit paralajmëroi edhe se e gjithë kjo ndërmarrje mund të dështojë, dhe se nuk mund të thotë se kur “pjesëzat e fundit [të mozaikut] do të mund të vendosen në vendin e tyre, ose mund të bijnë në tokë, dhe ta lënë mozaikun e papërfunduar. Prandaj, e gjithë kjo çështje është kaq sfidë e madhe”, tha ai.
XS
SM
MD
LG