Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Kiev


Ilustrim
Ilustrim
Rreth 10,000 njerëz janë mbledhur në sheshin e pavarësisë të Kievit të dielën, në protestën e parë opozitare për këtë vit.

Protestat masive në Kiev janë nxitur nga një vendim i presidentit Viktor Yanukovych i cili refuzoi të nënshkruaj një pakt përafrimi me Bashkimin Evropian në fund të nëntorit.

Në vend të kësaj rruge, Yanukovych gjeti shpëtim tek Federata Ruse, e cila i dha Ukrainës kredi në vlerë prej 15 miliardë dollarë për të dal nga kriza.

Prijësit opozitar kërkuan të dielën nga përkrahësit e tyre që të vazhdojnë të protestojnë pas festave të fundvitit, që ndërlidhen edhe me të hënën dhe të martën, për shkak të krishtlndjeve ortodokse.
XS
SM
MD
LG