Ndërlidhjet

Një senator amerikan kërkon dënim minimal për Snowden


Ilustrim
Ilustrim
Debati publik rreth të ardhmes së Edward Snowden, ish-kontraktorit të Agjencisë Amerikane për Siguri Kombëtare (NSA), është intensifikuar të premten, pasi një senator amerikan Rand Paul bëri thirrje për një dënim të lehtë për Snowdenin, i cili ka publikuar dokumente sekrete të mbikëqyrjes globale.

Senatori republikan Paul, tha në një intervistë për televizionin ABC, që Snowden nuk e meriton dënimin me vdekje, apo burgosje të përjetshme për publikimet që ka bërë.

Përkundrazi, Paul thotë se është në favor të një “dënimi disavjeçar me burg” nëse Snowden kthehet në Shtetet e Bashkuara nga Rusia, për t’u përball me drejtësinë amerikane.

Senatori nga Kentucky, shihet si një prej favoritëve të kampit republikan si kandidat për zgjedhjet presidenciale më 2016.

Komenti i tij vjen pak ditë pasi e përditshmja New York Times, në editorialin e saj shkroi se Snowden i ka bërë një “favor të madh” ShBA-ve, duke nxjerr në shesh programet e spiunimit të NSA.

Një senator tjetër, Charles Schumer, që është demokrati i tretë më me peshë në senat, ka thënë po ashtu pak ditë më parë se Snowden duhet të kthehet në Shtetet e Bashkuara, por se administrata amerikane nuk duhet të bëjë pazare për dorëzimin e tij.

Snowden momentalisht është i strehuar në Rusi, pasi Moska i ofroi azil të përkohshëm në kohëzgjatje prej një viti.

Rusia ka refuzuar që ta ekstradojë Snowden për në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG