Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet në kryeqytet – 19 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Bagdad
Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Bagdad
Autoritetet e Irakut thonë se nga sulmet me bomba në kryeqytetin Bagdad, janë vrarë së paku 19 vetë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në lagjen veriore Shaab të Bagdadit, ku nga dy eksplodime të bombave u vranë 10 vetë dhe u plagosën 26 të tjerë.

Sulme me bomba ka pasur edhe në lagjet Sadr City dhe Bab al-Muadham.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Sulmet e djeshme ndodhën derisa forcat e sigurisë së Irakut po luftojnë kundër militantëve të ndërlidhur me al-Kaidën, në provincën perëndimore Anbar, ku militantët e kanë marrë kontrollin ndaj qytetit Faluxha dhe në disa pjesë të qytetit Ramadi.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha dje se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin luftën e Irakut kundër militantëtve të ndërlidhur me al-Kaidën, por nuk do të dërgojnë trupa në terren.
XS
SM
MD
LG