Ndërlidhjet

Kerry: Mbreti saudit mbështetës i përpjekjeve për paqe


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, ka ofruar “mbështetje entuziaste” për Shtetet e Bashkuara për zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez.

Këto komente zoti Kerry i bëri mbrëmë pas bisedimeve me Mbretin Abdullah afër kryeqytetit Rijad.

Zyrtari i lartë amerikan tha se “lartmadhëria e tij jo vetëm që i ka inkurajuar, po i ka mbështetur përpjekjet tona, me shpresë se gjatë ditëve të ardhshme do të kemi sukses”.

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite tha se marrëveshja e cila i plotëson aspiratat palestineze “do ta ketë mbështetjen e plotë të Arabisë Saudite”.

Gjatë takimit me Mbretin Abdullah, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka folur për bisedimet triditëshe me liderët izraelitë dhe palestinezë.

Në udhëtimin e tij të 10-të në Lindjen e Mesme për arritjen e paqes, zoti Kerry është përpjekur ta krijoj atë që zyrtarët amerikanë e quajnë “kornizë” për udhëzimet për çfarëdo marrëveshje eventuale paqësore.
XS
SM
MD
LG