Ndërlidhjet

Princesha spanjolle akuzohet për mashtrim


Princesha Cristina me bashkëshortin e saj.
Princesha Cristina me bashkëshortin e saj.
Drejtësia në Spanjë ka thirrur vajzën më të re të mbretit Juan Carlos që të paraqitet në gjykatë, në lidhje me akuzat për mashtrim dhe pastrim parash.

Rasti i Cristinës, 48 vjeçe, lidhet me disa çështje biznesore të burrit të saj, i cili po hetohet për shpërdorime.

Princesha është tani e dyshuar formale dhe duhet të paraqitet në gjykatë më 8 mars.

Kjo besohet të jetë hera e parë që një e afërme e drejtpërdrejtë e mbretit të paraqitet në gjykatë si e akuzuar për keqbërje, raporton BBC.

Në përgjigje të zhvillimit të sotëm, familja mbretërore ka thënë se ka "respekt maksimal për vendimet gjyqësore".
XS
SM
MD
LG