Ndërlidhjet

Rrëzohet helikopteri amerikan, vdesin katër ushtarë


Ilustrim
Ilustrim
Një helikopter ushtarak amerikan është rrëzuar në Anglinë lindore, ndërsa të katër anëtarët e ekuipazhit besohet se kanë vdekur.

Zyrtarët thonë se fluturakja është aksidentuar gjatë një misioni trajnues të martën mbrëma.

Forcat ajrore amerikane thonë se helikopteri ishte duke fluturuar ulët kur është rrëzuar.

Helikopteri i markës HH-60G Pave Hawk, i bazës RAF Lakenheath në Suffolk, zakonisht bart vetëm katër anëtarë të ekuipazhit.

Pave Hawks përdoret në operacionet luftarake për kërkim-shpëtim, kryesisht për të gjetur personelin e izoluar në zonat e luftës ose edhe fluturaket e tjera të rrëzuara eventualisht gjatë luftimeve.

Këto fluturake janë përdorur në disa misione jashtë shtetit, përfshirë në Afganistan dhe Irak.
XS
SM
MD
LG