Ndërlidhjet

K. Veriore: Rodman i këndoi për ditëlindje liderit Jong Un


Dennis Rodman (djathtas) gjatë takimit me liderin verikorean Kim Jong Un, në shtator të vitit 2013 në Phenian
Ish-ylli pompoz i basketbollit, Dennis Rodman, i ka udhëhequr mijëra verikoreanë në këndimin e këngës “Me fat ditëlindja” për liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, sot në kryeqytetin Phenian.

Kjo këngë u këndua pak para fillimit të ndeshjes së basketbollit të cilën e ka organizuar Rodman, për ta shënuar ditëlindjen e 31 të liderit Jong Un.

Raportohet se Kim Jon Un kishte buzëqeshur.

Rodman, që në Phenian i ka sjellur edhe disa ish-lojtarë të ligës NBA për këtë ndeshje, udhëtimin kundërthënës e ka përshkruar si “diplomaci basketbolli”.

Ai thotë se “e don” liderin Kim Jon Un, përkundër abuzimeve në fushën e të drejtave të njeriut dhe ekzekutimin e dajës së tij.

Katër udhëtimet e ish-basketbollistit Rodman në Korenë Veriore janë kritikuar nga shumë njerëz.

Dje, ai u paraqit në rrjetin televiziv, CNN, dhe tha se misionari amerikano-korean, Kenneth Bae, i burgosur për më tepër se një vit në Korenë Veriore, për siç është thënë ”krime kundër shtetit”, vetë është përgjegjës për situatën e tij.

Shtëpia e Bardhë tha se mbetet e “thellësisht e shqetësuar” për shëndetin e misionarit Bae.
XS
SM
MD
LG