Ndërlidhjet

Londër: Hetime për rrëzimin e helikopterit amerikan


Hetuesit në vendin e përplasjes së helikopterit ushtarak amerikan
Hetuesit në vendin e përplasjes së helikopterit ushtarak amerikan
Në Britani ka sot filluar hetimi për përplasjen vdekjeprurëse të helikopterit ushtarak të Shteteve të Bashkuara, në bregun lindor të këtij vendi.

Nga përplasja kanë humbur jetën të katër anëtarët e ekuipazhit.

Rrëzimi ndodhi mbrëmë vonë në rajonin Norfolk, derisa helikopteri bënte ushtrime të një misioni të fluturimit të ulët.

Zyrtarët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara po i koordinojnë përpjekjet e tyre me policinë lokale dhe Ministrinë britanike të mbrojtjes.

Hetimet janë vështirësuar nga fakti se përplasja ka ndodhur në një terren moçalik dhe mbetjet, përfshirë municionin luftarak, janë shpërndarë në një hapësirë të gjërë.

Policia tha se i ka rrethuar afro 400 metra katrorë, derisa ekipet e shpëtimin punonin për largimin e trupave të ushtarëve të vrarë në përplasjen e helikopterit.
XS
SM
MD
LG