Ndërlidhjet

Athinë: Greqia - prej sot kryesuese e BE-së


Pjesëtarët e policisë speciale të Greqisë
Pjesëtarët e policisë speciale të Greqisë
Greqia zyrtarisht sot e mori presidencën gjashtë muajshe të Bashkimit Evropian.

Para ceremonive për këtë rast, siguria në kryeqytetin Athinë është ashpërsuar, meqë policia speciale është vendosur në qytet, ndërsa rrugët në Athinë janë mbyllur, për shkak se në qendër të qytetit janë të ndaluara protestat.

Tashmë në Athinë gjenden edhe zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe Herman Van Rompuy.

E ballafaquar me krizë të rëndë financiare, për shkak të borxheve, Greqia ka marrë kredi prej miliarda dollarëve nga BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, prej vitit 2010, në këmbim për implementim të masave të kursimit.

Shumë grekë janë të zemëruar në zyrtarët e BE-së, për imponimin e asaj që ata e shohin si vështirësim të jetëve të tyre.
XS
SM
MD
LG