Ndërlidhjet

Gjermani: 88 vjeçari akuzohet për rol në masakrat e nazistëve


Pamje e një aeroplani të shkatërruar gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore
Pamje e një aeroplani të shkatërruar gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore
Prokurorët e Gjermanisë e kanë akuzuar personin e quajtur Werner C., 88 vjeçar, për vrasje dhe lidhur me rolin e tij të dyshuar në një masakër në Francën e okupuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një gjykatë rajonale në Këln ka njoftuar sot se ky person ishte akuzuar edhe për ndihmë në vrasjen e disa qindra njerëzve.

Ky person është akuzuar se i takonte njësiteve të nazistëve SS, që i kanë masakruar 642 burra, gra dhe fëmijë, ose pothuajse gjithë popullatën e fshatit perëndimor francez, Oradour-sur-Glane, në qershor të vitit 1944.

Masakra ishte kryer në shenjë të hakmarrjes lidhur me dyshimet për rrëmbimin e një ushtari gjerman nga luftëtarët francezë të rezistencës.
XS
SM
MD
LG