Ndërlidhjet

Ukrainë: Nga zjarri në fabrikën e argjentarisë - 8 të vrarë


Ilustrim
Ilustrim
Tetë njerëz kanë humbur jetën sot nga zjarri në një fabrikë të argjentarisë në qytetin lindor Harkov në Ukrainë.

Agjencia e Mbrojtjes Civile tha se 22 vetë janë shpëtuar nga ndërtesa e përfshirë nga zjarri.

Flaka i kishte përfshirë 250 metra katrorë në katin e katërt dhe të pestë të ndërtesës, ku gjenden edhe disa zyre.

Një njeri ishte përpjekur të kërcente nga dritarja për të shpëtuar nga kati i katërt, por kishte vdekur.

Hetuesit po përpiqen ta zbulojnë shkakun e zjarrit.
XS
SM
MD
LG